Bota

Situata në Afganistan, Biden: Java e kaluar ka qenë prekëse. Humbja e besueshmërisë së SHBA-së? Është e kundërta

20 Gusht 2021, 18:12 Nga DOSJA
Situata në Afganistan, Biden: Java e kaluar ka qenë prekëse.

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka komentuar përpjekjet e afganëve për tu larguar nga Afganistani, si prekëse dhe tronditëse. Në një deklaratë për mediat, Biden u shpreh se pamjet që janë shpërndarë në media janë qënë të rënda, si dhe vazhdoi më tej duke thënë se veprimet e tyre janë të kuptueshme, pasi ata janë të pasigurtë dhe të trishtuar.

“Java e kaluar ka qenë prekëse. Ne kemi parë imazhe tronditëse të njerëzve në panik që veprojnë nga dëshpërimi i plotë. E dini, është plotësisht e kuptueshme. Ata janë të frikësuar. Ata janë të trishtuar. Të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Biden.

Presidenti në fjalën e tij gjithashtu lavdëroi ushtrinë amerikane, duke thënë se ata po performojnë në standartët më të larta.

“Ata po performojnë në standardin më të lartë në rrethana jashtëzakonisht të vështira”, shtoi Biden.

Në lidhje me humbjen e besueshmërisë së SHBA-së nga aleatët, Biden e mohoi duke thënë se ësjhtyë krejt e kundërta.   

“Unë nuk e kam parë atë. Në fakt, është e kundërta”, tha Biden.

LAJMI KRYESOR: Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanet pushtojne afganistanin joe biden talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll