Bota

Koncerti i Riblja Çorba, deputetja e PDK-së risjell Kadri Veselin: Kurti ka për të sjellë Serbinë në Kosovë

20 Gusht 2021, 17:27 Nga DOSJA
Koncerti i Riblja Çorba, deputetja e PDK-së risjell Kadri Veselin:

KOSOVË- Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka risjell një deklaratë që ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë në vitin 2017 n Kuvend. Duke ironizuar koncertin që grupi muzikor serb “Riblja Çorba” mbajti në Kosovë ditën e djeshme, ajo shtoi se Kurti solli Serbinë në Kosovë. Ajo gjithashtu shtoi se ata kënduan këngë me tekste “Kosova është Serbi”.

Postimi i Musliut: 

Me 24 Gusht 2017 kur Kadri Vesel i pat thene në Kuvend Albinit, “Sherrin ka me ta pa Kosova, ke me kthy Serbinë në Kosovë”. atëher shumë pak njerëz e kanë besuar këtë deklaratë. Sot ende pa i bërë një vit qeverisje, bendi cetnik e fashist Riblja Corba, po na këndojnë në mes të Kosovës këngë me tekste “Kosova është serbi”. Ligji e rrugullon shumë mirë ndalimin e perdorimit të gjuhes qe nxite urrejtje, veq duhet me e pas nje Kryeminister dhe një Qeveri qe e zbaton Ligjin.

Grupi muzikor “Riblja Çorba” mbajti një koncert ditën e djeshme në qytetin e Leposaviçit në Kosovë. Ky koncert u kundërshtua shumë nga artistët kosovarë, për shkak të qëndrimeve kundër shqiptarëve që kanë anëtarët e këtij grupi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni   ganimete musliu kadri veseli   ganimete musliu kadri veseli

Sondazh

Poll