Bota

Evakuimet nga Afganistani, Biden zotohet për kthimin e çdo amerikani në SHBA: As vetë nuk e di cili do të jetë rezultati f

20 Gusht 2021, 18:00 Nga DOSJA
Evakuimet nga Afganistani, Biden zotohet për kthimin e çdo amerikani

SHBA- Presidenti Joe Biden është shprehur se deri tani në Afganistan me evakuimet është bërë një punë e mirë, duke shtuar edhe vështirësinë që ka operacioni. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se SHBA-ja është i vetmi vend që mund të evakuojë kaq shumë njerëz në pak kohë dhe me saktësi të madhe. 

“Që kur fola të hënën ne kemi bërë një proces të rëndësishëm. Këto janë fluturimet më të mëdha dhe më të vështira në histori. Dhe i vetmi vend në botë i aftë për të projektuar këtë lloj ngarkese në anën tjetër të botës, me këtë shkallë saktësie, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

Ai gjithashtu fioli edhe për ndalimin e fluturimeve ditën e sotme në Kabul, ku u shpreh se kjo ndodhi për t’i dhënë përparësi evakuimeve. Ai gjithashtu tha se çdo amerikan që do të kthehet në SHBA do t’i plotësohet dëshira, ndërsa për mbylljen totale të operacionit Presidenti i shpreh se nuk e di se si do të jetë rezultati final, nëse do të nisej sërish konflikti, por shtoi se do të mobilizonte çdo burim që ka .  

“Ne ndaluam fluturimet jashtë Kabulit këtë mëngjes për t’u siguruar që ne mund të përparonim së evakuuari në pikat e tyre të tranzitit. Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do ti sjellim në shtëpi. Unë nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar … por si komandant i përgjithshëm, mund t’ju siguroj se do të mobilizoj çdo burim të nevojshëm, tha Biden.

LAJMI KRYESOR: Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanet pushtojne afganistanin joe biden talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll