Bota

Emigranti afgan në Angli: Nuk e di nëse familja ime është e sigurtë, ju lutem refugjatët trajtojini mirë 

20 Gusht 2021, 17:56 Nga DOSJA
Emigranti afgan në Angli: Nuk e di nëse familja ime është e

ANGLI- Një afgan i larguar nga vendi që nga viti 1999 në Angli është i frikësuar për familjen e tij në Afganistan. Në një intervistë për BBC, ai është shprehur se nuk ka asnjë informacion për fatin e nënës dhe motrës së tij, të cilat ndodhen në Afganistan. Ahmedi (është emër i trilluar për arsye sigurie), u largua nga vendi i tij që nga mosha 17-vjeçare dhe tani jeton në Suffolk, ku dhe ka ndërtuar një familje të tijën. Gjatë fjalës së tij, ai gjithashtu u kërkoi qytetarëve që të sillen mirë me refugjatët, pasi ata nuk kishin zgjidhje dhe u duhej të largoheshin. 

“Nuk e di nëse mami dhe motra ime do jetë të sigurta. A do të jenë njerëzit të sigurt? Nuk e di këtë gjë. Nëna ime gjithmonë e ka dashur Afganistanin, gjithmonë ka dashur që ne të edukohemi në vend. Por tani është koha që unë mund t’i ndihmoj ato, nëse kam mundësië gjithmonë. Mesazhi im është, ju lutem trajtojini refugjatët sa më mirë, nëse keni mundësi. Refugjatët nuk kishin zgjedhje tjetër, ata duhet të largoheshin. Silluni mirë me refugjatët,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll