Aktualitet

Aksident në Lezhë, përplasen tre makina, plagoset një grua

20 Gusht 2021, 16:32 Nga DOSJA
Aksident në Lezhë, përplasen tre makina, plagoset një grua

LEZHË– Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë zonës së quajtur Ishull, Lezhë.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është plagosur një grua. Gruaja është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti është bllokuar për disa minuta njëri krah i lëvizjes në këtë aks rrugor. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mendohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë plagoset nje grua aksident në lezhë plagoset nje grua

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 16:24

TIRANË– Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët që duan të udhëtojnë me avion drejt Italisë dhe Greqisë, se 24 orë para udhëtimit, e...

Aktualitet 20 Gusht 2021, 14:50

TIRANË– Një djalë i ri në Tiranë është kthyer në një rrezik për vajzat që lëvizin natën dhe vetëm në rrugët e kryeqytetit. Pamjet që po shikoni trego...