Aktualitet

Ndodh SËRISH! Kosova vjen në Kukës dhe shuan flakët, bashkëpunon vetëm me vullnetarë, Bashkia ka prioritete të tjera

20 Gusht 2021, 14:01 Nga DOSJA
Ndodh SËRISH! Kosova vjen në Kukës dhe shuan flakët,

KUKËS– Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës ka bërë me dije se zjarri i shfaqur një ditë më parë në Tërthorë të Kukësit është shuar krejtësisht. Në një postim ku shihen foto nga vendi ku ka rënë zjarri, ADZM-ja shton se fikja e zjarrit u bë me ndihmën e zjarrfikësve të Kosovës dhe të vullnetarëve, të cilët i falenderojnë për kontributin e dhënë.

Ndërsa ekipi i zjarrfikësve të Kukësit, nuk përmendet fare, pasi siç duket administrate këto kohë ka të tjera prioritete.

“Është izoluar plotësisht zjarri i shfaqur me dt.19.08.2021 në orēn 10:15 në vendin e quajtur Koritnik brenda PN Korab-Koritnik,nga punonjësit e AdZM-së Kukes,të Nj.Ad Tërthore,zjarrfikës nga Kosova si dhe vullnetarë të tjerë që gjej rastin ti falenderoj për kontributin e dhënë. Kjo vatër zjarri ka përshkruar një sipërfaqe afërsisht 3 ha në pyje të lartë rrobulli,pishë e zezë dhe bredh i bardhë e cila po mbahet nën monitorim për ndonjë riaktivizim të mundëshëm nga punonjësit tanë,”- shkruhet në postim.

Zjarri u shfaq një ditë më parë në këtë zonë. Në Kukës mbeten ende problem flakët në majën e Rrunës. Edhe më herët në këtë zonë ka kontribuar Kosova për shuarjen e flakëve, edhe pse kryebashkiaku Safet Gjici ka deklaruar se në fakt flakët ishin shuar kur ka ardhur ndihma nga Kosova. Kjo deklaratë u bë meme në rrjet.

LAJM KRYESOR: Zjarret në Shqipëri/ Maja e Rrunës nën ‘pushtetin’ e flakëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri, situata problematike dhe në Himarë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet safet gjici zjarret ne shqiperi safet gjici zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2021, 12:47

DW: Dështuan shërbimet sekrete në Afganistan?

Paralelisht me aksionin e evakuimit të personelit lokal afgan dhe ndihmësve të tjerë në Kabul, në Berlin ka filluar ballafaqimi politik në lidhje me zhvillimet ...