Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Gjendet makina e djegur me tre kallashnikovë brenda (Video)

17 Shkurt 2019, 14:58 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë/ Gjendet makina e djegur me tre kallashnikovë

Vlorë-Policia ka gjetur një makinë të djegur që mendohet se u përket autorëve të atentatit që ndodhi ditën e sotme në Vlorë. Makina e shkrumbuar është gjetur në Babicë, rreth 5 km larg vendit të krimit. Burime për Dosja.al shprehen se policia ka gjetur brenda makinës tre armë të tipit kallashnikovë, që mendohet të jenë përdorur për atentatin.

Ditën e sotme, në zonën e njohur si “Uji i ftohtë” në Vlorë, 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është i plagosur rëndë si pasojë e një atentati.

Burime për Dosja.al, shprehen se shënjestra e atentatit ka qenë 42-vjeçari Armando Sulejmani ndërsa dy viktimat janë Orest Rexho dhe Arian Hasani, përkatësisht kunati dhe shoku i Sulejamanit. (Lexo këtu)

42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjetra e atentatit të sotëm, ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan hasan armando sulejmani atentati ne vlore dy te vrare ne vlore orest rexho uji i fthite arjan hasan armando sulejmani atentati ne vlore dy te vrare ne vlore orest rexho uji i fthite

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2019, 10:33

“Nevoja për një opozitë ekstrapartiake”

Protesta e opozitës është komentuar gjatë në çdo media, por dhe mes qytetarëve. Të gjithë në këndëvështrimin e asaj që kishin parë, jepnin mendimin e tyr...