Sport

Krim pasionant, vritet drejtoresha e Spa në Belgjikë: “Nathalie dhe Ann duheshin me njera-tjetrën, bashkëshorti i Maillet

18 Gusht 2021, 16:34 Nga DOSJA

BELGJIKE – Vrasja e drejtoreshës 51-vjeçare të Spa, Nathalie Maillet, la banorët e Belgjikës dhe të gjithë dashamirët e pistës Spa-Francorchamps, të tronditur. Gruaja u gjetur pa jetë në shtëpinë në Gouvy, në orën 12.10 të 15 gushtit, nga policia lokale. Ajo u vra nga disa të shtëna me armë, së bashku me Ann Lawrence Durviaux, një avokate dhe profesore në Universitetin e Liege.

Bashkëshorti i Maillet, Franz Dubois, ish-pilot dhe shofer testues, akuzohet si vrasës. Dinamika e ngjarjes është ende duke u hetuar, por hipoteza e parë është se ishte një vrasje e dyfishtë e kryer nga burri, i cili erdhi i dehur në shtëpi dhe u tërbua pasi gjeti dy gratë së bashku. Një dinamikë e mbështetur kjo edhe nga profesoresha e psikologjisë dhe seksualitetit në Universitetin e Brukselit, Sandrine Detandt, si dhe një mik i Durviaux.

Profesoresha Detandt foli për transmetuesin belg ‘RTBF’ për një “vrasje lezbike” të mundshme, duke thënë se Maillet dhe burri i saj ishin ndarë për ca kohë dhe tashmë kishin filluar procedurat e divorcit pas 17 vitesh martesë.

“Nathalie i kishte thënë burrit të saj se ajo kishte rënë në dashuri me Ann dhe ai, madje e takoi këtë të fundit, duke pretenduar se nuk i interesonte, zbuloi profesoresha Detandt. Në shtëpi papritmas, duke gjetur gruan e tij në krahët e dikujt tjetër, ai është tërbuar, pasi ai ende e donte gruan e tij dhe nuk mund të duronte që ajo kishte rënë në dashuri me një tjetër”.

Për Detandt, Maillet dhe Durviaux, ishin “dy gra të fuqishme që u rritën në qarqe përgjithësisht meshkujsh, por Ann kurrë nuk e kishte fshehur se ishte lezbike, – vazhdon profesoresha – Një javë më parë isha me të në një restorant dhe më tha se ndoshta kishte humbur shansin për t’u bërë rektore e universitetit të saj edhe për këtë arsye”.

Për seksologen, nuk ka hipoteza të tjera përveç asaj të krimit pasionant: “Dukej pak sikur Franz të ishte heroi i tradhtuar, që duhet të pastrojë nderin e tij”, – ka përfunduar Detandt, duke komentuar incidentin nga pikëpamja psikologjike.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ann lawrence durviaux bashkëshorti i maillet franz dubois nathalie maillet një avokate dhe profesore në universitetin e liege. vdekja e drejtoreshës 51-vjeçare të spa ann lawrence durviaux bashkëshorti i maillet franz dubois nathalie maillet një avokate dhe profesore në universitetin e liege. vdekja e drejtoreshës 51-vjeçare të spa

Sondazh

Poll