Aktualitet

Sherr në Mirditë! Polica ndërhyn mes dy grupeve, burrat e përfshirë në konflikt i kundërshtojnë, arrestohen 2 prej tyre

19 Gusht 2021, 08:23 Nga DOSJA
Sherr në Mirditë! Polica ndërhyn mes dy grupeve, burrat e

LEZHË– Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Të arrestuarit janë Spartak Doda, 36 vjeç dhe Artur Ndreca, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : S.D, 36 vjeç dhe A.N, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik,Mirditë.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne lezhe artur ndreca spartak doda arrestime ne lezhe artur ndreca spartak doda

Sondazh

Poll