‘Shqiponjat’ e kapin MAT! Ndalohet 17-vjeçari në Shkodër, po qarkullonte me armë zjarri me vete
19 Gusht 2021, 07:57Nga DOSJA
SHKODËR– Një i mitur është ndaluar nga forcat ‘Shqiponja’ në Shkodër, pasi u kap me armë zjarri me vete. 17-vjeçari i cili është banues në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’ po lëvizte me armë zjarri tip pistoletë dhe me fishekë luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri . Policia vë në pranga një 17 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR-Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.Sefer Rrapai nga fsh...
TIRANË– Nëna e Arjan Sallahut, i cili u nxor ditën e sotme i pajetë nga plazhi i Gjirit të Lalëzit ka dhënë lajmin e trishtë për miqtë në rrjetin soc...
DURRËS– Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit i cili u mbyt duke u larë në det dy ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalëzit. Pol...
SHKODËR– Në doganën e Muriqanit janë sekuestruar një shumë prej 50 mijë eurosh. Sipas policisë ato u gjetën në një automjet tip Audi i cili drejtohej nga p...
GREQI– Media greke ‘Protothema’ e ka cilësuar si provokim pyetjen që ka bërë gazetari shqiptar i ‘RTV Ora’ se përse në fshatin Dervitsan qytetarët flasin greqi...
TIRANË– Shqipëria është gati që të presë në vend 300 afganët e parë! Prej dy ditësh në media raportohet se afganët do mbërrijnë nga momenti në moment, mirë...