Aktualitet

Vihet në pranga 28-vjeçari në Gjirokastër, i vuri zjarrin pyllit dhe dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi (EM

19 Gusht 2021, 07:41 Nga DOSJA
Vihet në pranga 28-vjeçari në Gjirokastër, i vuri zjarrin

GJIROKASTËR-Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Sefer Rrapai nga fshati Levan dyshohet se i ka vënë me dashje zjarr një pjese pyjore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Sefer Rrapai, 28 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj, pasi ky shtetas dyshohet se ka vendosur zjarr në pyllin e fshatit Levan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.”

(E.K/dosja.al))

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28-vjeçari ne gjirokaster sefer rrapai arrestohet 28-vjeçari ne gjirokaster sefer rrapai

Sondazh

Poll