Aktualitet

I bënë atentat 24-vjeçarit në derë të shtëpisë, policia e Beratit publikon EMRAT e 2 autorëve

19 Gusht 2021, 07:40 Nga DOSJA
I bënë atentat 24-vjeçarit në derë të

BERAT– Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule, janë dy 30-vjeçarët që janë shpallur në kërkim nga policia. Dy personat janë të dyshuarit kryesorë si autorët e atentatit të mbrëmjës së djeshme ndaj 24-vjeçarit Tajar Fetiu. Policia me anë të një njoftimi zyrtar raporton se dy personat janë banues në Berat. Ata të dy plagosën me armë zjarri Fetiun në rrugën “Xhamia e Sahatit”. I riu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka marër dy plumba.

NJOFTIMI:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Atentat në Berat! Po kthehej në shtëpi, 24-vjeçari i sapokthyer nga Londra qëllohet me 6 plumba, autori largohet drejt rrugicave, i riu niset për kurim drejt Tiranës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet amarildo dule arnold azizolli plagosje ne berat tajar fetiu amarildo dule arnold azizolli plagosje ne berat tajar fetiu

Sondazh

Poll