Aktualitet

Dogana e Muriqanit e zbulon! 31-vjeçarit shqiptar i gjendet valixhja plot me 50 mijë euro në ‘Audin’ luksoz

19 Gusht 2021, 06:28 Nga DOSJA
Dogana e Muriqanit e zbulon! 31-vjeçarit shqiptar i gjendet valixhja plot

SHKODËR– Në doganën e Muriqanit janë sekuestruar një shumë prej 50 mijë eurosh. Sipas policisë ato u gjetën në një automjet tip Audi i cili drejtohej nga personi me iniciale B.M, 31-vjeç. Shuma e parave ishte e fshehur në valixhen e tij.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar

Njoftimi i plotë: Muriqan/Shkodër

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi. Sekuestrohen 50.000 Euro, procedohet penalisht poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për  kontroll më të detajuar një automjet tip Audi. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet euro te padeklaruara ne kufi kapen 50 mije euro ne muriqan euro te padeklaruara ne kufi kapen 50 mije euro ne muriqan

Sondazh

Poll