Aktualitet

PARANDALOHET krimi në familje/ Shkoi në shtëpinë e vjehrrit, tentoi të vrasë gruan, arrestohet 41-vjeçari në Krujë. Pol

19 Gusht 2021, 06:47 Nga DOSJA
PARANDALOHET krimi në familje/ Shkoi në shtëpinë e vjehrrit,

KRUJË– Është parandaluar një krim në familje! Policia e Krujës ka arrestuar Arben Hoxhës, 41-vjeçarin i cili shkoi me armë zjarri në banesën e vjehrrit të tij. Policia mori njoftimin se në fshatin Bruz Zall, një person po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj. Efektivët mbërritën menjëherë në adresën e dhënë duke bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të Hoxhës.

Hoxha ka shkuar i armatasor në shtëpinë e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall dhe ka kërcënuar bashkëshorten së bashku me familjarët e saj. Policia ka raportuar se ai ka qënë në gjendje të dehur dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

41-vjeçari duhet të përballet në gjykatë me veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj duke rrezikuar jetën e tyre, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marjes së njoftimit se fshatin Bruz Zall, Krujë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të shtetasit Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).Shtetasi Arben Hoxha, në gjëndje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben hoxha parandalohet krimi ne familje arben hoxha parandalohet krimi ne familje

Sondazh

Poll