Bota

Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do je

19 Gusht 2021, 06:48 Nga DOSJA
Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët

 AFGANISTAN– Sot është dita e pestë që afganët po jetojnë mes ‘ferrit’ dhe torturave të talebanëve. Duket se talebanët i janë kthyer shumë shpejt zakoneve të vjetra duke harruar premtimet e bëra për një qeverisje të moderuar dhe paqësore në Afganistan. 

Ditën e djeshme dy persona mbetën të vdekur dhe u plagosën shumë të tjerë gjatë protestave në Jalalaba, ku kundërshtonin zevëndësimin e flamurit afgan me atë taleban.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së ka bërë me dije se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan deri në momentin që të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë dhe afganët që u rrezikohet jeta, bashkëpunëtorë të tyre, edhe nëse kjo do të kërkonte të mbahej një prani ushtarake atje përtej afatit të 31 gushtit. Biden tha se janë rreth 15 mijë qytetarë amerikanë që vijojnë të bllokuar në vend dhe 22 mijë afganë që “kanë sytë” nga Amerika.

Talebanët tashmë kanë rrethuar edhe aeroportin e Kabulit duke penguar afganët që të largohen nga aty pavarësisht se i kishin premtuar të huajve më parë largim të sigurt nga aty. Shtetasit afganë, të cilët janë bashkëpunëtorë të NATO-s dhe SHBA-së kanë treguar se kanë hasur vështirësi të mëdha që të largohen nga aty dhe mbi ta kanë përdorur dhunë. 

Talebanët më parë premtuan se do të iste një mënyrë krejt ndyshe e qeverisjes së pushtetit nga ç’ ishte më përpara dhe se do të bashkëpunonin me mdërkommbëtaret, por deri më tani teoritë e tyre janë shumë larg realitetit dhe nisur nga kjo vendet perëndimore i bejne thirrje gjithë shteteve të mos e njohin qeverinë e tyre. Kjo mosnjohje sigurisht që do të sillte jo pak pasoja ekonomike për ta, në një vend si Afganistani i listuar si ndër më të varfërit në botë. Edhe FMN-ja ka marrë masa, duke i hequr Afganistanit çdo akses në burimet e saj.  

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll