Bota

Futen në fuqi masat e reja anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, për të hyrë në vend duhet vaksinim i plotë, ose test PCR b

18 Gusht 2021, 19:57 Nga DOSJA
Futen në fuqi masat e reja anti-Covid në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONIA E VERIUT- Masat e reja anti-Covid në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi ditën e sotme. Alsat.mk shkruan se masat janë vendosur për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve me Covid në vend.

Masat e reja:

Certifikatë imunizimi se ka marrë së paku një dozë të vaksinave kundër COVid-19; 
Vërtetim nga mjeku që ka kaluar infeksionin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit;
Këto kushte për prani në objektet gastronomike kërkohen për personat mbi 18 vjet.

Gjithashtu është bërë se ditur se pa plotësuar kushtet e mësipërme nuk lejohet hyrja në Qendrat tregtare, kazinotë, kafenetë, restorantet, ahengjeve familjare, në sallat e dasmave, koncerte, seminare, konferenca, ngjarje kulturore apo sportive.

“Në të gjitha objektet gastronomike ku kapaciteti është mbi 30 persona detyrohen të lënë tek dera një person të posaçëm që mban rendin dhe zbaton këto masa. Kurse ata që janë me kapacitet më pak se 30 persona, kontrollin janë të detyruar ta bëjnë personeli tyre i shërbyesve. Mbetet në fuqi ndalesa e organizimit të dasmave, ahengjeve dhe manifestimeve në objektet e mbyllura, përderisa lloje tjera të eventeve edhe më tej mund të organizohen më vetëm 30% të kapacitetit.”, tha zëdhënës i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Përkundër rekomandimit të autoriteteve shëndetësore se edhe daljet nga shteti të kushtëzohen, ekzekutivi vendosi dy javë kohë deri në hyrjen në fuqi të masave për të gjitha ata që hynë në vend.

Masat e reja për udhëtim:

Certifikatë imunizimi se ka marrë dy doza të vaksinave kundër COVID-19;
Vërtetim nga mjeku që ka kaluar infeksionin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit; Test të kryer PCR negativ të bërë jo më vonë se 72 orë nga hyrja në RMV.

“Shtetasit tanë që kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë PCR test negativ apo certifikatë të vaksinimit me dy doza ose vërtetim nga mjeku që ka kaluar infeksionin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit do të zbatohet masa e karantinës prej 7 ditësh në izolim shtëpiak”, theksoi Hoxha.

Vetëm 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut humbën jetën 15 persona me Covid, ndërkohë që 1081 të tjerë u regjistruan pozitiv.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni masat e reja anti-covid ne maqedonine e veriut rastet e reja me covid ne maqedonine e veriut masat e reja anti-covid ne maqedonine e veriut rastet e reja me covid ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll