Aktualitet

Atentat në Berat! Po kthehej në shtëpi, 24-vjeçari i sapokthyer nga Londra qëllohet me 6 plumba, 2 AUTORËT largohet drejt

19 Gusht 2021, 05:06 Nga DOSJA
Atentat në Berat! Po kthehej në shtëpi, 24-vjeçari i

BERAT– Tajar Fetiu, është 24-vjeçari i cili ra pre e një atentati me armë mbrëmjen e djehshme në Berat. I riu, po kthehej në banesën e tij në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’ në Berat, aty ku u përball me sulmin me armë nga Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule. Autorët qëlluan me 6 plumba ndaj Fetiut mirëpo 2 prej tyre e prekën në bark. Pas plagosjes autorët janë larguar nga rrugicat e lagjes ndërsa personi i plagosur është paraqitur vetë në spitalin e Beratit për të marrë mjekimin e duhur.

Pas plagosjes, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotele. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit, që jetonte prej shumë vitesh në Tiranë dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes. I plagosuri Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

Fetiu është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne berat tajar fetiu plagosje ne berat tajar fetiu

Sondazh

Poll