Aktualitet

Tjetër vdekje nëntokë! Aksidentohet punonjësi i minierës në Qafën e Barit, 20-vjeçari humb jetën në vend

18 Gusht 2021, 17:49 Nga DOSJA
Tjetër vdekje nëntokë! Aksidentohet punonjësi i

FUSHË ARRËZ- Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është aksidentuar për vdekje. Mësohet se i riu me inicialet L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës. 

Kjo nuk është hera e parë që nëntoka merr jetë njerëzish. Për herë të fundit, një ngjarje e tillë u shënua në muajin maj të këtij viti. Eltion Alla, babai i një djali të vogël hyri galeritë e kromit në Bulqizë, për të mos dalë më i gjallë që aty. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes 20-vjecari ne minieren e qafe barit vdes 20-vjecari ne minieren e qafe barit

Sondazh

Poll