Aktualitet

I akuzuar për 250 mln euro korrupsion, ‘Princi i Ndrangheta-s’ rihap biznesin në Shqipëri, vijon të shesë rroba

18 Gusht 2021, 18:33 Nga DOSJA
I akuzuar për 250 mln euro korrupsion, ‘Princi i Ndrangheta-s’

TIRANË– Antonio Gallo, i njohur ndryshe si ‘Princi’ i klanit mafioz ‘Ndrangheta ka riaktivizuar bizneset në Tiranë. Edhe pse pas hekurave, pasi u arrestua tetë muaj më parë në Itali, Gallo ka vendosur që të ketë të hapur biznesin e tij në Shqipëri me emrin “Gallo Albania”, që rezulton se ndodhet në zemër të ish-Bllokut, një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë dhe shet rroba e këpucë, kryesisht uniforma pune.  

Dokumentet në QKB e tregojnë aktiv këtë biznes dhe kjo procedurë mund të jetë bërë administratorja e shoqërisë, Kledia Baçi.

Kompania ‘Gallo Albania’ pezulloi aktivitetin e saj në janar të këtij viti, pas arrestimit të Antonio Gallos dhe shumë personave të tjerë, përfshirë edhe ortakun e tij shqiptar, Henrik Baçi, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Itali.

Antonio Gallo njihej edhe si “Princi” i klanit mafioz “Ndrangheta”, dhe kishte shtrirë tentakulat në Shqipëri, duke bërë ortakëri me Henrik Baçin. Të dy janë lënë në arrest shtëpie për momentin pasi përgjimet e shumta kanë zbuluar se janë përfshirë në një aferë korruptive 250 milionë euroshe.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet antonio gallo henrik baçi kledia baci antonio gallo henrik baçi kledia baci

Sondazh

Poll