Aktualitet

Nuk hapnin telefonin! Vajza e çiftit të vrarë në Shkodër kërkoi ndihmë nga fqinjët, ata lajmëruan policinë që zbuloi

18 Gusht 2021, 19:25 Nga DOSJA
Nuk hapnin telefonin! Vajza e çiftit të vrarë në

SHKODËR– Fadil dhe Sanije Bandulla që u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në Shkodër, kishin konflikte të vazhdueshme. Të dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani.

Personi që ishte shqetësuar fillimisht për ta kishte qenë vajza. Ajo ka marrë në telefon një nga fqinjët dhe i ka kërkuar të kontrollojë banesën pasi e ëma nuk i përgjigjej në telefon.

Më pas, fqinjët kanë lajmëruar policinë, e cila gjeti trupat e pajetë në shtëpi.  Fadil Bandulla vrau Sanijen tre ditë më parë, e më pas qëlloi edhe veten. Të dy u gjetën të vdekur sot. në shtëpinë e tyre, pas sinjalit të dhënë nga fqinjët.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan dhe veten ne shkoder fadil bandulla krim ne familje ne shkoder sanije bandulla burri vret gruan dhe veten ne shkoder fadil bandulla krim ne familje ne shkoder sanije bandulla

Sondazh

Poll