Aktualitet

Shtyhet sërish! Pritej të mbërrinin sot në Shqipëri, avioni me afganë nuk është nisur ende, strehimi në konviktet e QS-

18 Gusht 2021, 05:23 Nga DOSJA
Shtyhet sërish! Pritej të mbërrinin sot në Shqipëri,

TIRANË– Sot pritej të mbërrinin në Shqipëri 300 afganët e parë! Prej dy ditësh në media raportohet se afganët do mbërrijnë nga momenti në moment, mirëpo grupi i parë nuk është nisur ende nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit. Fillimisht u raportua se 300 afganët e parë pritej të vinin në vendin tonë rreth orës 17:00, por gjithçka është shtyrë sërish, për një afat që ende nuk dihet, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul.

Avioni që pritet t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka ndarë dhe shqetësimin që ka pas aludimeve se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse SHBA po na e kërkon. Kreu i qeverisë shkruan se ne si shtet nuk jemi të pasur por i detyrohemi traditës tonë për ti mikëpritur.

Ditën e djeshme Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë të hapur mundësinë për qëndrimin e refugjatë afganë në Shqipëri, në një afat më të gjatë nga sa është parashikuar. Veliaj tha se refugjatët mund të integrohen në Shqipëri duke punuar në vendin tonë. Madje ai nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojnë përgjithmonë afganët të cilët janë më të mirët e më të aftë për punë të ndryshme.

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani. Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë. Pas negociatave të bëra me SHBA, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll