Shqipëria bëhet bashkë me SHBA-në dhe BE-në: Shprehim shqetësim për gratë dhe vajzat në Afganistan
18 Gusht 2021, 20:28Nga DOSJA
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga rreth njëzet vende të botës ku shprehet shqetësimi për të drejtat e grave dhe vajzave afgane. Në deklaratë u kërkohet atyre që janë në pushtet në Afganistan që të “garantojnë mbrojtjen e tyre”.
Deklarata e publikuar të mërkurën u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Evropian dhe 18 vende të tjera, mes të cilave Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në të thuhet se nënshkruesit e deklaratës janë “thellësisht të shqetësuar” për “të drejtat e grave afgane pë t’u arsimuar, punësuar dhe lirinë e lëvizjes” pas marrjes së kontrollit nga talebanët.
“Gratë dhe vajzat afgane, si i gjithë populli afgan, meritojnë të jetojnë në siguri dhe me dinjitet. Çdo formë diskriminimi dhe abuzimi duhet të parandalohet. Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’i ndihmojë ato me ndihma humanitare dhe të ofrojë mbështetje, për të siguruar që zërat e tyre mund të dëgjohen”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se bota “do të vëzhgojë nga afër se si qeveria e ardhshme do të sigurojë të drejtat dhe liritë që janë bërë pjesë integrale e jetës së grave dhe vajzave në afgane” gjatë 20 viteve të fundit.
Pas hyrjes në Kabul të dielën dhe marrjes nën kontroll të vendit, talebanët këmbëngulin se ata kanë ndryshuar dhe nuk do të vendosin të njëjtat kufizime drakoniane që bënë kur sunduan për herë të fundit Afganistanin, përveç eliminimit të drejtave të grave.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Fadil dhe Sanije Bandulla që u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në Shkodër, kishin konflikte të vazhdueshme. Të dy të moshuarit jetonin v...
SHKODËR– Drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtimit në Miniera, Rrapush Tola, tha se vdekja e 20-vjeçarit ka qenë qenë aksidentale. Edhe pse fil...
Makineritë e rënda dhe punëtorët e hekurit të kompanisë “Gener 2” po i japin dorën e fundit punimeve në dy hidrocentralet e kundërshtuara ashpër mbi lumin Valbo...
TIRANË– Antonio Gallo, i njohur ndryshe si ‘Princi’ i klanit mafioz ‘Ndrangheta ka riaktivizuar bizneset në Tiranë. Edhe pse pas hekurave, pasi u arr...
TIRANË– Dhjetëra përfaqësues e anëtarë të Tifozave Kuq e Zi kanë denoncuar publikisht se janë përballur me shoqërime në komisariatet e vendit dhe me një re...
TIRANË– Në Shqipëri, autoritetet po vijojnë me përgatitjet në pritje të mbërritjes së qytetarëve afganë që po lënë vendin e tyre nga frika e kërcënimeve të...
TIRANË– Pas protestave studentore të dhjetorit 2018, qeveria shqiptare investoi rreth 300 milionë lekë dhe 3 milionë euro grante për përmirësimin e kushtev...
TIRANË– Avioni me afganë që pritej të mbërrinte në vendin tonë në orën 17:00 nuk është nisur ende nga aeroporti i Kabulit dhe për këtë arsye ardhja e...