Aktualitet

Lyen me të kuqe Bashkinë e Korçës, Tifozët Kuqezi: Jemi arrestuar e dhunuar pas thirrjeve për bojkotimin e këngëtarit se

18 Gusht 2021, 17:38 Nga DOSJA
Lyen me të kuqe Bashkinë e Korçës, Tifozët Kuqezi:

TIRANË– Dhjetëra përfaqësues e anëtarë të Tifozave Kuq e Zi kanë denoncuar publikisht se janë përballur me shoqërime në komisariatet e vendit dhe me një represion psikologjik pasi lyen me bojë të kuqe Bashkinë e Korçës, në shenjë revolte për ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç.

Në një postim në Facebook, në faqen e tyre zyrtare, tifozët kuqezi shkruajnë se janë shoqëruar me dhunë nëpër komisariate dhe u është kërkuar të heqin dorë nga thirrja për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë, por që ata nuk do të dorëzohen.

“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative. Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë. Nuk na frikësoni! Nuk zbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin! #bojkotoBregovicin,”- shkruhet në postim.

Bregoviç do të këndojë natën e fundit të festimeve të Festës së Birrës në Korçë dhe ardhja e tij në Shqipëri ka sjellë mjaft revolta. Serbi nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha dhe se pavarësisht revoltave, koncerti i Bregoviç nuk do të anulohet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll