Bota

Vendimi i DASH për afganët, Turqia: Nuk mund të pranojmë emigrantë të tjerë, SHBA-ja t’i marrë me aeroplanë në vendi

18 Gusht 2021, 15:34 Nga DOSJA
Vendimi i DASH për afganët, Turqia: Nuk mund të pranojmë

TURQI- SHBA deklaroi ditën e hënë se të gjithë afganët, të cilët mund të jenë në shënjestër nga talebanët mund tu sigurohet një viztë qëndrimi në Amerikë. Sozcu shkruan se për këtë gjë SHBA ka thënë se të gjithë afganët që nuk mund të kualifikohen për të marrë vizë qëndrimi në SHBA, duhet që të udhëtojnë në një vend të tretë si Turqia, në mënyrë që të mund tu sigurohet një vizë për në Amerikë. Afganët e përfshirë në këtë program duhet të udhëtojnë në një vend të tretë për të pritur për 12 deri në 14 muaj për t’u përpunuar aplikimi i tyre.

Një zyrtar i lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se administrata e Uashingtonit po diskuton emigracionin e mundshëm me vendet fqinje të Afganistanit, ku futet Pakistani si dhe Turqia, edhe pse nuk është fqinje e Afganistanit.

Ndërkohë që nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, e ka konsideruar këtë gjë si të papranueshme, pasi Turqia aktualisht po strehon më shumë se shumë se 4 milion banorë dhe se momentalisht nuk ka kapacitet për të ndërmarrë një krizë të re migrimi në emër të një vendi të tretë. 

“Si Turqi, ne nuk e pranojmë vendimin e papërgjegjshëm të marrë nga SHBA pa u konsultuar me vendin tonë. Nëse SHBA -ja dëshiron t’i çojë këta njerëz në vendin e saj, është e mundur t’i transferojë ata direkt në vendin e tyre me aeroplanë. Askush nuk duhet të presë që kombi turk të mbajë barrën e krizave të migrimit të përjetuara si rezultat i vendimeve të vendeve të treta në rajonin tonë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

LAJMI KRYESOR: Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojnë evakuimet, Biden takohet me Johnson. SHBA bllokon rezervat e Bankës Qendrore

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba talebanet pushtojne afganistanin turqi shba talebanet pushtojne afganistanin turqi

Sondazh

Poll