Bota

Vaksinohet personi më i ri deri tani në Kosovë, 16-vjeçari merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

18 Gusht 2021, 11:02 Nga DOSJA
Vaksinohet personi më i ri deri tani në Kosovë, 16-vjeçari

KOSOVË– Procesi i vaksinimit vazhdon në Kosovë ku ditën e sotme është vaksinuar edhe një 16-vjeçar, personi më i ri deri tani.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e djalit Dona Lluka përmes një postimi në ‘Facebook’, ku shkruan se ishte edhe vetë e punësuar në misionin e vaksinimit që e quan human për popullsinë dhe fisnik për vendin.

Postimi i plotë:

“U vaksionua 16 vjeçari i parë. Përderisa isha pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë e kisha vetëm një shqetësim, që virusin mos ta barti tek fëmijët. Kur u angazhuam në procesin e vaksinimit, isha shumë e lumtur që isha pjesë në një mision, sa human për të moshuarit aq edhe fisnik për vendin! Sot, kur po vazhdon imunizimi i popullatës edhe ekipi menaxhues bashkë me profesionistët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme këtu në Sallën “1 Tetori”, u vaksinua edhe djali im, Vleroni. Vleroni është vetëm 16 vjeç dhe do të jetë një avokues i madh edhe tek bashkëmoshatarët e vet që edhe ata të vaksinohen, sepse ashtu edhe do të duhet të ndodh! E tëra çfarë duhet të bëni është që të aplikoni  me numër personal, në e-Kosova, merr konfirmimin dhe terminin e vaksinimit. Vaksinohu”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll