Bota

“Është aq i ndotur”/ Turistja serbe ankohet për plazhet në Shqipëri: Ka erë e keqe dhe ujëra të zeza nga të gjitha

18 Gusht 2021, 12:05 Nga DOSJA
“Është aq i ndotur”/ Turistja serbe ankohet për

SERBI– Media serbe B92, disa ditë më parë shkroi një artikull rreth destinacioneve turistike për qytetarët serbë ku përmendin edhe Shqipërinë duke lavdëruar çmimet e përballueshme dhe pastërtinë nëpër plazhe.

Një qytetare serbe tregoi përmes një postimi në Tik-Tok’ se kishte mbetur e pakënaqur nga pushimetnë Shqipëri. Ajo ka treguar se pas komenteve pozitive për Shqipërinë, vendosi të vinte për pushime por kur arriti këtu ajo tregon se u përball me një realitet tjetër.

Në video pushuesja tregoi se vendi ku po qëndronte ishte Spilleja dhe sipas saj ujërat e zeza derdhen në rrugë. Video tregon një plazh të zbrazët ku njerëzit lënë bishtat e cigareve, si dhe shishe dhe kanaçe.

“Deri sa erdha të gjithë thanë se është shumë bukur. Kjo është çfarë nuk na kanë treguar, papastërti, erë e keqe, ujëra të zeza nga të gjitha anët. Kjo është vetëm një pjesë. Thjesht është një plazh i mirë, përndryshe asgjë, është kaq i çoroditur, është aq i ndotur,” 

Në fund të videos, ajo vuri në dukje se e vetmja anë e mirë është në fakt vetëm sepse plazhi është me rërë, por shtoi se njerëzit janë fajtorë për gjithçka sepse nuk mbledhin mbeturinat.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni turistet serbe ne shqiperi turistet serbe ne shqiperi

Sondazh

Poll