Bota

Jeff Bezos padit NASA-n për marrëveshjen me SpaceX të Elon Musk

18 Gusht 2021, 13:02 Nga DOSJA
Jeff Bezos padit NASA-n për marrëveshjen me SpaceX të Elon Musk

SHBA-Firma hapësinore Blue Origin e miliarderit Jeff Bezos, ka ngritur një padi kundër NASA-s në lidhje me vendimin për t’i dhënë një kontratë të uljes hënore (prej 2.9 miliardë dollarësh) kompanisë SpaceX të Elon Musk.

Në padinë e ngritur, firma Blue Origin deklaroi se kishte probleme të shumta me marrëveshjen dhe e quajti atë të padrejtë për faktin se në vendim në prill thuhej se kontata do i jepej vetëm një kompanie për shkak të mungesve financiare, jo dy siç pritej.

Blue Origin deklaroi me dije besonte se duheshin dy ofrues për të ndërtuar sistemin e uljes, i cili do të transportonte astronautët në sipërfaqen e Hënës që në vitin 2024. Ajo gjithashtu akuzoi NASA-n për “vlerësim të paligjshëm dhe të pahijshëm” të propozimeve të saj gjatë procesit të tenderit.

Në kohën e dhënies së çmimit, shefja e kërkimeve njerëzore të NASA-s, Kathy Lueders, pranoi se buxheti aktual i agjencisë hapësinore e përjashtonte atë nga përzgjedhja e dy kompanive.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff brzos padit nasa-n nasa jeff brzos padit nasa-n nasa

Sondazh

Poll