Bota

Bilanci i Covid në Kosovë/ 2 mijë e 110 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

18 Gusht 2021, 13:08 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë/ 2 mijë e 110 raste të reja dhe 4

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 10,258 testime, 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 viktima dhe janë shëruar 130 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408

Njoftimi i plotë:

18 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid kosove bilanci i covid kosove

Sondazh

Poll