Bota

Gjesti fisnik/ Sportistja polake nxjerr në ankand medaljen që fitoi në Tokyo, financon operacionin e një foshnje 8-muajshe

17 Gusht 2021, 20:29 Nga DOSJA
Gjesti fisnik/ Sportistja polake nxjerr në ankand medaljen që fitoi

TIRANË– Sportistja polake e hedhjes së shtizës Maria Andrejczyk ka xnjerrë në ankand medaljen e argjendtë që fitoi në Tokio 2020, dhe paratë që do të fitojë do të shkojnë për financimin e një operacioni në zemër që do i shpëtojë jetën një fëmije.

Andrejczyk arriti të siguronte 130 mijë euro, pothuajse gjysma e kostos së të gjithë operacionit (280,000) dhe paratë shkuan në duart e familjes së fëmijës 8-muajsh, që sportistja nuk e kishte takuar kurrë.

 

 

A post shared by Maria M. Andrejczyk (@m.andrejczyk)

“Nuk m’u desh shumë kohë për të vendosur, ishte mbledhja e parë e fondeve në të cilën mora pjesë dhe e dija se ishte e duhura. Miloszek ka një defekt serioz në zemër dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjike. Për këtë arsye unë po e nxjerr në ankand medaljen time të argjendtë olimpike,”- tregon ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Andrejczyk fitoi një medalje argjendi në Lojërat japoneze, pasi përfundoi e katërta në Rio 2016. Ajo luftoi vetë me kancerin e kockave në vitin 2018 dhe e mundi atë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota maria andrejczyk maria andrejczyk

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 19:32

MAL I ZI- Kryenegociatorja e Malit të Zi për anëtarësimin në BE, Zorka Kordic, ka deklaruar se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, ës...

Bota 17 Gusht 2021, 18:39

KOSOVË– Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë ngjallur debate të shumta në të gjithë botën, por edhe në Kosovë, ku është vënë në pikëpyetje fakti ...