Bota

17 Gusht 2021, 19:32 Nga DOSJA

MAL I ZI- Kryenegociatorja e Malit të Zi për anëtarësimin në BE, Zorka Kordic, ka deklaruar se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, është më i përshtatshëm për vendin sesa nisma Ballkanit të Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Mediat raportojnë se Kordic ka deklaruar se Tregu i përbashkët Rajonal është më gjithpërfshirës se iniciativa ‘Ballkani i Hapur’ pasi përveç katër lirive të lëvizjes, ai trajton edhe infrastrukturën dixhitale, inovacionin dhe një politikë të vetme investimi sipas standardeve të BE -së

Deklarata e Zorka Kordic:

“Rruga evropiane është një drejtim i padiskutueshëm i politikës së jashtme të Malit të Zi dhe anëtarësimi në BE është qëllimi ynë kryesor strategjik. Ky orientim strategjik bazohet në mbështetjen e deri në 75 përqind të qytetarëve tanë të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen shoqërisë së vendeve të begata evropiane që ushqejnë një sistem vlerash dhe standardesh të cilat ne gjithashtu duam t’i pranojmë si tonat. Ne përqëndrohemi kryesisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal nën kujdesin e Procesit të Berlinit, si një nismë politike që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Unë gjithashtu besoj se masat e hershme të integrimit në kontekstin e metodologjisë së rishikuar të pranimit në BE mund të arrihen më mirë përmes një tregu të përbashkët rajonal, i cili është një iniciativë më gjithëpërfshirëse sesa Ballkani i Hapur”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni open balkan zorka kordic open balkan zorka kordic

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 18:39

KOSOVË– Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë ngjallur debate të shumta në të gjithë botën, por edhe në Kosovë, ku është vënë në pikëpyetje fakti ...