Bota

Shtëpia e Bardhë nis kontaktet me talebanët, Këshilltari Sullivan: Derdhëm 20 vite gjak, mund  dhe djersë për Afganistan

17 Gusht 2021, 18:41 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë nis kontaktet me talebanët, Këshilltari

SHBA– Shtëpia e Bardhë ka nisur kontaktet me talebanët. BBC shkruan se sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, SHBA është në kontakt me talebanët për të siguruar kalimin e sigurt të njerëzve në aeroport.

Ai shtoi më tej se Amerika ka derdhur gjak, mund dhe djersë për 20 vite, por që gjithçka e ka një limit.

“Presidenti Biden duhej të merrte parasysh kostot njerëzore të rrugës alternative, nëse do të vijonim qëndrimin në Afganistan. SHBA është në kontakt me talebanët për të siguruar kalimin e sigurt të njerëzve në aeroport. Ne dhamë 20 vjet gjak amerikan, para, djersë dhe lot në Afganistan. Skenat ishin të pritshme, kur nis një luftë civile, priten këto gjëra. Kjo nuk është diçka që mund të shmanget rrënjësisht,”- tha i.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jake sullivan talebanët pushtojne kabulin jake sullivan talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 18:39

KOSOVË– Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë ngjallur debate të shumta në të gjithë botën, por edhe në Kosovë, ku është vënë në pikëpyetje fakti ...