Bota

“Akt fashist, po largojnë shqiptarët”/ Ragmi Mustafa për fshirjen e tabelave shqip në Preshevë: As Prishtina as Tirana

17 Gusht 2021, 18:59 Nga DOSJA
“Akt fashist, po largojnë shqiptarët”/ Ragmi Mustafa

KOSOVË-Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës , Ragmi Mustafa, ka folur ditën e sotme për fshirjen e tabelave në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Në një intervistë për Syri TV, Ragmi Mustafa thekson se ky është akt fashist dhe abuzon me të drejtat themelore të njeriut dhe kjo është vlerësuar gjithashtu edhe nga raportet e huaja. Ai ka shtuar se politikat serbe po bëjnë të mundur që të ikin shqiptarët nga Lugina dhe në lidhje me këtë gjë nuk kanë plan veprimi as Prishtina dhe as Tirana.

Pjesë nga intervista:

“Ky është akt fashist dhe antishqiptar. Rasti nuk është i izoluar. Mund të ndodhë që të fshihen tabelat në shqip, edhe pse shqipja duhet të lejohet për komunitetin shqiptar, por nuk heq dot shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Këta janë abuzime themelore me të drejtat e njeriut. Në Medvegjë ka vetëm tabela serbisht në institucione spitalore, kryesisht. Raportet e huaja kanë vlerësuar se në Serbi ka shkelje të të drejtave të njeriut për shqiptarët. Ka racizëm, diskriminim ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Politikat e Serbisë kanë bërë që shumë shqiptarë të ikin nga Lugina. Në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të diskutohet për shqiptarët në Serbi. As Prishtina dhe as Tirana nuk kanë një plan si të veprojnë për çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora lugina e preshesves ragmi mustafa lugina e preshesves ragmi mustafa

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 18:39

KOSOVË– Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë ngjallur debate të shumta në të gjithë botën, por edhe në Kosovë, ku është vënë në pikëpyetje fakti ...