Bota

17 Gusht 2021, 18:39 Nga DOSJA

KOSOVË– Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë ngjallur debate të shumta në të gjithë botën, por edhe në Kosovë, ku është vënë në pikëpyetje fakti nëse do të tërhiqen trupat e SHBA-së nga Kosova, njëjtë siç ndodhi në Afganistan.

Gazeta Express ka kontaktuar me ekspertin amerikan dhe profesorin e Johns Hopkins University, Daniel Serwer në lidhje me këtë ngjarje dhe ai thotë se midis këtyre dy situatave qëndron vetëm një lidhje sipërfaqësore dhe liston dallimet e mëdha.

Serëer thotë se qytetarët e Kosovës do të donin që amerikanët të qëndronin për kohë të pacaktuar në Kosovë, ndryshe nga afganët që s’kishin shumë tolerancë ndaj amerikanëve. Ai shton se gjerat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan sa që do të habitej nëse dikush do të propozonte një tërheqje trupash në ndonjë vend tjetër në të ardhmen e afërt.

Në fund Serwer ka dhënë përgjigje edhe në pyetjen se ku dallonjnë Afganistani dhe Kosova në terma të strategjisë amerikane. Ai thotë se Afganistani para 20 vjetësh ka qenë një kërcënim real për SHBA-së për shkak të talebanëve të Al-Qaedas, derisa potencon se Kosova s’ka qenë asnjëherë e tillë për SHBA-në dhe se ndërhyrja ushtarake në Kosovë ka qenë për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin.

Fjala e Serwer:

“Ato janë të nërlidhura vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Trupat e SHBA-së kane qënë gjithmonë të mirëseardhura në Kosovë, të cilës i mungonte një ushtri. Shumë kosovarë (shqiptarë, serbë dhe komuniteti të tjera) do të donin që ata të qëndronin për një kohë të pacaktuar. Ky nuk ishte rasti në Afganistan, i cili kishte ushtrinë e vetë dhe shumë pak tolerancë për praninë amerikane. Përkundrazi: gjërat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan. Do të habitem nëse dikush propozon tërheqje trupash diku tjetër në të ardhmen e afërt”, ka thënë Serëer i pyetur nëse situata në Ballkanin Perëndimor i jep hapsirë SHBA-së për tërheqje të mundshme ushtarake. Kosova asnjëherë s’ka qënë kërcënim real për SHBA’në. Në kemi intervenuar atje për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin dhe kemi qëndruar për të mbrojtur ndërtimin e një shteti demokratik, një proces që ishte shumë më i sukseshëm në Kosovë sesa në Afganistan”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daniel serwer daniel serwer

Sondazh

Poll