Politike

Djegia e ‘Sarajeve të Toptanëve’, Veliaj: Ndryshe nga godina prej tallashi, këto e kanë statusin. E kemi identifikuar au

17 Gusht 2021, 13:46 Nga DOSJA
Djegia e ‘Sarajeve të Toptanëve’, Veliaj: Ndryshe nga

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka thënë se është identifikuar autori i zjarrvënies së monumentit të kulturës në Tiranë, të njohur si “Sarajet e Toptanasve”.

Në një lidhje me Skype në në rubrikën “Opinion” në News24, Veliaj tha se fillimisht zjarri është përhapur në katin e parë dhe është vendosur nga dritaret e pasme, ku janë gjetur të thyera.

Kryebashkiaku shtoi se ende nuk është identifkuar porositësi. Ai i krahasoi “Sarajet” me çështjen e Teatrit Kombëtar, duke shtuar se ndryshe nga ky i fudnit që e quajti godinë prej talalshi, ndërtesa e kanë statusin monument kulture.

“Jam informuar nga policia bashkiake rreth orës 12 pa 10, pak para mesnatës për një zjarr që ishte vendosur tek ndërtesa e Sarajeve që ndodhet ngjitur me godinën e bashkisë AMK. E njëjta patrullë që u konfliktua me Presidentin e vuri re sapo ra zjarri dhe lajmëroi zjarrfikësit që ishin aty për 2 minuta. Zjarri është vendosur nga dritaret e pasme, kemi gjetur 2 dritare të thyera. Fillimisht ka marrë zjarri në katin e parë, pastaj të dytin. Është parë në kamera dhe ekzekutori i urdhrit për djegien. E kam nuhatur që po shkohej drejt një skenari si ai i shkollës ‘Kosova’, ku palët donin të shkonin në gjykatë për të thënë që nuk kishte ndërtesë. Sarajet në dallim nga teatri prej tallashi e kanë statusin. Të gjithë ata që kanë histeri, i ngatërrojnë gjërat me dashje.

Sarajet hyn tek kjo kategori, tallashi i teatrit nuk e kishte statusin. Kemi vendosur roje 24 orë. Do jetë në rendin e ditës sapo të formohet qeveria e re Rama. Sapo kemi përfunduar procedurën finale. Akti i djeshëm ishte akti i fundit i një pale të pashpresë që ka përdorur dhe politikën dhe lobimet dhe shantazhin. Ajo ndërtesë nuk do digjet, nuk do transformohet në ndërtim, do kthehet në një muze të qytetit, do ketë statusin e një shtëpie muze. Çdo gjë tjetër është spekulim. E shuam zjarrin në kohë rekord, në kohë rekord e identifikuam zjarrvënësit, por do na duhet pak më shumë kohë për porositësit. Mënyra si funksion legjislacioni shqiptar, për sa kohë ka një status të veçantë objekti toka nuk mund të konsiderohet truall për ndërtim. U tentua një strategji si ajo e shkollës Kosova, që e zmbrapsëm kur Edi Rama erdhi kryeministër,”– tha Veliaj ndër të tjera.

SKANDAL në mes të Tiranës/ I vihet flaka ‘Sarajeve të Toptanëve’! Zjarri shuhet dhe aktivizohet sërish, dëshmitarët ‘u hasën’ me zjarrvënësin, kamerat e sigurisë KAPIN autorin. Veliaj: Do shpallet muze, nga sot ruhet 24 orë!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike digjen sarajet ne tirane erion veliaj digjen sarajet ne tirane erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 17 Gusht 2021, 13:24

TIRANË– Vdekja e të moshuarit në Poliklinikën e Beratit është interpretuar si pasojë e veprimeve të qeverisë ngs Partia Demokraikt.e Tomor Alizoti në...