Politike

17 Gusht 2021, 13:24 Nga DOSJA

TIRANË– Vdekja e të moshuarit në Poliklinikën e Beratit është interpretuar si pasojë e veprimeve të qeverisë ngs Partia Demokraikt.e Tomor Alizoti në një reagim zyrtar tha se Qeveria ka prioritet PPP-të korruptive, jo jetën e qytetarëve.

Sipas Alizotit, në Shqipëri sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore dhe se ngjarja e sotme është një fatkeqësi e paralajmëruar.

“Qeveria ka prioritet PPP-të korruptive, jo jetën e qytetarëve. Vdekja e të moshuarit në pritje të radhës pranë poliklinikës së Beratit është një fatkeqësi e paralajmëruar. Në Shqipëri sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore.

Qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbim. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Eruopë. Dhe kur prioritet janë PPP-të korruptive dhe koncesionet që i kanë marrë frymën sistemit shëndetësor, faturën e paguajnë qytetarët, të braktisur nga një pakicë e korruptuar që u merr çdo gjë, shpesh herë edhe jetën. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë regjim, ata meritojnë një qeveri  që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh,”- shkruan Alizoti.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot. I moshuari ishte në Poliklinikë dhe po priste ilaçet, kur gjeti vdekjen.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike tomor alizoti tomor alizoti

Sondazh

Poll