Politike

77-vjetori i lindjes së ish-Presidentit Meidani, Meta: Politikani i përgjegjshëm dhe atdhetar!

17 Gusht 2021, 08:50 Nga DOSJA
77-vjetori i lindjes së ish-Presidentit Meidani, Meta: Politikani i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka uruar 77-vjeotrin e lindjes profesorit Rexhep Meidani. Meta i uron shëndet dhe jetë të gjatë ish-presidentit shqiptar, si dhe thotë, se ka qenë model frymëzues i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm, mbrojtës i interesit kombëtar dhe ka kontribuar për demokratizimin e vendit.

POSTIMI I ILIR METËS:

Urimet më të ngrohta dhe përzemërta në 77-vjetorin e lindjes për Prof. Dr. Rexhep Meidanin: Gëzuar, me jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe energji të pashtershme!Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar, mbrojtës i interesit kombëtar dhe respektimit të institucioneve, personalitet i jashtëzakonshëm i shkencës dhe shembull i shkëlqyer i moralit, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, kontributet Tuaja pozitive dhe të gjithanshme, veçanërisht për demokratizimin e Shqipërisë, do të mbeten përherë të vlerësuara!

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta rexhep meidani ilir meta rexhep meidani

Sondazh

Poll