Politike

Strehimi i afganëve në Shqipëri/ Xhaçka takohet me Yuri Kim, ambasadorja: Po punojmë me qeverinë shqiptare, njerëzit do q

17 Gusht 2021, 09:47 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve në Shqipëri/ Xhaçka takohet me Yuri

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u takua ditën e sotme me takuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Takimi i tyre kishte në fokus ardhjen e afganëve në Shqipëri. Pas përfundimit të takimit, Xhaçka dhe Kim dolën në një komunikatë për mediat.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u shpreh se zhvilloi një takim shumë të mirë me ministren. Teksa u pyet për numrin e afganëve që do të vijnë në Shqipëri, Kim tha se ende nuk kanë shifra të sakta, mirëpo ato që do stregohen do të qëndrojnë përkohësisht e më pas do të zhvendosen në SHBA. Ambasadorja nuk la pa përmendur dhe BESË-n, si virtytin kryesor i shqiptarëvë.

Kim: Patëm një takim shumë të mirë, më lejoni të them se të gjithë anë e mbanë botës jemi prekur nga gjesti i shqiptarëve që do ndihmojnë afganët. Njerëzit dhe vendi që i jep mikëpritje të tjerëve pavarësisht racës dhe fesë. Kam folur dhe për konceptin e Besës, është dicka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet ti jemi mirënujohës shqipërisë për këtë. SHBA do të kordinojë nga afër punën me Shqipërinë.  Nuk kemi numra konkretë, ndryshojnë shpejt. Por njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht, derisa të zhvendosen në SHBA. Ky është një proces, nuk e dimë se si është axhenda apo sa është numri. Kaq është informacioni që kam. 

Ndërsa ministrja Xhaçka u shpreh se takimi mes tyre ishte shumë i frytshëm.

Xhacka: Patëm një takim shmë të frytshëm për një situatë shumë dinamike që po e dnjekim minutë pas minute.

Shqipëria do të presë ditën e sotme 250 afganë, të cilët do të strehohen në Tiranë dhe në Durrës. Sot pritet të zbresë avioni me emigrantët e parë të cilët janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, pasi u pushtua nga talebanët. Tre godina në Qytetin Studenti janë zbrazur nga studentët dhe janë bërë gati për qëndrimin e të huajve dhe familjeve të tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi olta xhacka yuri kim evakuimi i afganëve ne shqiperi olta xhacka yuri kim

Sondazh

Poll