Politike

Peleshi pyetet për ardhjen e afganëve: S’jam i gatshëm t’ua tregoj informacionet që kam. “Ana” punonte për një org

17 Gusht 2021, 10:52 Nga DOSJA
Peleshi pyetet për ardhjen e afganëve: S’jam i gatshëm

TIRANË–Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se nuk ishte i gatshëm për të ndarë me mediat informacione që lidhen me ardhjen e grupeve të afganëve në Shqipëri.

Nga Rinasi, ku ishte krahas shefit Politik të Delegacionit të BE, Alexis Hupin, ministri tha shtoi se shqiptarja e ngelur në Afganistan, Ana, punonte për një organizatë të huaj dhe se po punohet për ta sjellë në Shqipëri. “Bëhet fjalë për një shtetase shqiptare që punonte për një organizatë të huaj. MEPJ është angazhuar, kanë pasur informacion në linjën e tyre dhe po bëjnë gjithçka munden për të bërë të mundur riatdhesimin sa më të shpejtë, besoj se do jetë një operacion që do përfundojë me sukses. MEPJ po bën një punë të shkëlqyer”, tha Peleshi.

“Nuk i kam të gjitha të dhënat që ju kërkoni, por dhe një pjesë që mund t’i kem nuk jam gati për t’i ndarë me ju. Mund t’ju them atë që lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes. Ne jemi pjesë e gjithë mobilizimit të Shqipërisë për të përballuar pjesën që i takon në këtë krizë, sepse siç marrim mbështetjen nga partnerët tanë duhet të kuptojmë dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të marrë pjesën e përgjegjësisë që i takon dhe ky është rasti i marrjes së një pjese të shtetasve afganë. Shqipëria është treguar e gatshme dhe është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon për të marrtë një kontingjent. Ministria e Mbrojtjes ka marrë një rol, që ka të bëjë me pritjen dhe transportin e tyre në vendet ku do të akomodohen për një periudhë të përkohshme”, deklaroi Peleshi.

Strehimi i afganëve! Shqipëria pret sot avionin e parë, do akomodohen në Durrës dhe në konviktet e QS-së

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike niko peleshi shqiptarja ne afganistan niko peleshi shqiptarja ne afganistan

Sondazh

Poll