Dorëhiqet Boris Johson, kryeministër deri në vjeshtë. Truss: Vendi ka nevojë për qetësi
Truss: Johnson ka marrë vendimin e duhur, Britania ka nevojë për qetësi 7 Korrik, 14:08 Johnson: Jam i tr...
Truss: Johnson ka marrë vendimin e duhur, Britania ka nevojë për qetësi 7 Korrik, 14:08 Johnson: Jam i tr...
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë 7 Korrik, 11:54 ...
Pamje nga protesta në Shkup Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë: Ka dashur të më...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Godina e njohur si “Sarajet e Toptanëve” u përfshi nga flakët pak para orës 00:00 të mesnatës. Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje bashkë me policinë, por edhe pse flakët u shuan, ato u riaktivizuan. Forcat zjarrfikëse u rikthyen pasi u lajmëruan për të dytën herë që flakët ishin aktive dhe bënë të mundur shuarjen e tyre. Ishin dëshmitarët, (klientët e një lokali aty pranë) kanë parë piromanin (zjarrvënësin) teksa largohej me vrap. Tashmë zjarri është shuar dhe policia ka raportuar se ka nisur punën për të vënë pas hekurave përgjegjësin kryesor.
Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur filmimin e këtij të fundit. I riu, shihet në video me një çantë, duke vrapuar me shpejtësi ‘rrufe’ në mënyrë që të largohej sa më parë nga vendi i ngjarjes.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj reagoi i revoltuar pas zjarrit. Kryebashkiaku nuk dha informacion sepse godina nuk ruhej me roje deri më tani, si një nga objektet më të bukura në Tiranë, por hodhi akuza politike. “Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane)”,-shkroi Veliaj ndër rreshta ku njoftoi hapat që do të merren në vijim.
Veliaj tha ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ndërkohë tashmë vila do të shndërrohet në muze dhe do jetë e hapur për publikun. Më tej, ai tregon se nga sot ka nisur ruajtja e monumentit 24 orë.
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.
Sarajet janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.
Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973, i mbrojtur nga shteti dhe u shndërrua pikërisht edhe në zyra për Insitutin e Monumenteve të Kulturës.
(A.B;F.G/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kompania MARS e cila prodhon akulloret dhe çokollatat e markave Bounty, Twix, M &M dhe Snickers ka reaguar pak ditë pasi BE urdhëroi heq...
PUKË- Zjarri në vendin tonë ka dëmtuar çdo gjë duke filluar nga banesat, te qytetarët, te natyra deri te kafshët. Bashkia Pukë ka publikuar një vide...
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili grabiti një bar në bregdetin në zonën Piazza Lemmetti.Lagazzettadiviareggio shkruan se shqi...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të dosjes së prostitucionit, që ushtrohej në qendrat e masazhit në kryeqytet. Në dosjen e...
SHBA- Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar vendin tonë për pranimin e strehimit të refugjatëve afganë. Në një postim në Twitter, Mitchell shk...
TIRANË– Një situatë e pazakontë është regjistruar pak muaj më parë në Tiranë, histori e cila ka përfunduar në gjykatë. Një 31-vjeçar dhe një 2...
TIRANË- 44,460 vaksina Pfizer kanë arritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan se deri tani në vend kanë...
LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditën e sotme në Lushnje. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se shtëpia ka marr flakë në lagjen “18 Teto...
DURRËS- Një vatër zjarri është aktivizuar në aksin Durrës-Kavajë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se zjarri po ndihmohet nga era dhe se përhapja e tij p...
SHQIPËRI– Korrupsioni në Shqipëri në fushën e prokurimeve publike i ka sjellë buxhetit të shtetit mbi 120 milionë dollarë dëm gjatë dekadës së fundit...