Bota

16 Gusht 2021, 12:00 Nga DOSJA

KIEV– Kryebashkiaku i Kryvyi Rih në Ukrainë, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij të dielën, ndërsa policia është duke hetuar se a ishte një vrasje apo vetëvrasje. Konstantin Pavlov ishte anëtar i një partie politike pro opozitës ruse. Pavlov, 48 vjeç, është anëtar i partisë Platforma Opozitare – Për Jetën.

Ai u zgjodh dhjetorin e shkuar si kryebashkiak i Kryvyi Rih, një qytet në Ukrainën qendrore, që është qyteti i origjinës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga miku i partisë së Pavlovit, Vadim Rabinovich, kryebashkiaku shihet i shtrirë në hyrje të shtëpisë me një armë pranë këmbës së tij të majtë.

Artem Marchevsky, gjithashtu anëtar i partisë Pro-Ruse të Opozitës-Për Jetën, tha se Pavlov u gjet me një plumb në kokë. Platforma e Opozitës – Për Jetën është një nga partitë kryesore opozitare në Ukrainë dhe e shpallur hapur pro opozitës ruse.

Rabinovich, një biznesmen i njohur tha se kryebashkiaku ishte “vrarë” dhe se sugjerimet që ai u vetëvra janë “një gënjeshtër e qëllimshme”. Ndërsa vdekja e tij ende nuk është zbardhur, gazeta lokale Strana raportoi se sipas një burimi , Pavlov arriti të ecte rreth 10 metra para se të binte në tokë.

Ndërkohë në muajin maj të këtij viti, Viktor Medvedchuk, lider i partisë Platforma Opozitare Për Jetën u arrestua nga shërbimet sekrete vendase dhe akuzohet për tradhti të lartë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota konstantin pavlov opozita ruse vdekja e konstantin pavlov volodymyr zelensky konstantin pavlov opozita ruse vdekja e konstantin pavlov volodymyr zelensky

Sondazh

Poll