Bota

Nuk menaxhoi siç duhej pandeminë, jep dorëheqjen kryeministri i Malajzisë

16 Gusht 2021, 11:27 Nga DOSJA
Nuk menaxhoi siç duhej pandeminë, jep dorëheqjen kryeministri i

MALAJZI-Kryeministri malajzian Muhindin Yassin, ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme, pas trazirave politike që kanë përfshirë vendin, por do të shërbejë si kryeministër derisa të emërohet një kryeministër i ri.

CNN rapoton se kryeministri kishte marrë kritika të shumta për qeverisjen e tij në menaxhimin e pandemisë. Pas 17 muajsh në detyrë Yassin i dorëzoi dorëheqjen mbretit sepse sipas tij, kishte humbur besimin e shumicës së ligjvënësve, ndërsa mbreti Al Sultan Abdullah mirëpriti vendimin e Muhindin.

Kryeministri i Malajzisë erdhi në pushtet në mars të 2020 pa zgjedhje dhe udhëhoqi një qeveri koalicioni pas rënies së qeverisë së Mahathir Mohamad, një figurë kryesore në politikën e vendit. Kryeministri 74-vjeçar u përpoq të qëndrojë në pushtet por pasi nuk arriti të sigurojë mbështetjen e parlamentarëve, vendosi të dorëhiqej. Mbreti tha se nuk ishte e përshtatshme të mbaheshin zgjedhje gjatë një pandemie,dhe vendimi për të zgjedhur një kryeministër të ri tashmë i takon atij i cili mund  zgjedhë një nga deputetët në bazë të atij që ai beson se mund të fitojë një shumicë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kryeministri i maklajzise jep doreheqjen mahathir mohamad malajzi muhindin yassin kryeministri i maklajzise jep doreheqjen mahathir mohamad malajzi muhindin yassin

Sondazh

Poll