Bota

Përshkroi tmerrin e luftës në Afganistan, Khaled Hossein flet për situatën: Makthi që afganët kishin frikë po shpaloset

16 Gusht 2021, 10:01 Nga DOSJA
Përshkroi tmerrin e luftës në Afganistan, Khaled Hossein flet

AFGANISTAN-Shkrimtari afgano-amerikan, Khaled Hosseini ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, rreth situatës në vend, pasi talebanët kanë marrë kontrollin e vendit dhe qytetarët duan të largohen.

Hosseini, i cili në librat e tij ka përshkruar tmerret e luftës në Afganistan thotë se makthi që kishin afganët prej vitesh tashmë po shpaloset pas vendimit të amerikanëve për t’u tërhequr. Ai gjithashtu kërkon që populli afgan të mos braktiset pasi ka 40 vjet që kërkon paqe.

Postimi i plotë:

“Vendimi amerikan është marrë. Dhe makthi që afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë. Ne nuk mund të braktisim një popull që ka kërkuar dyzet vjet paqe. Gratë afgane nuk duhet të ligështohen përsëri pas dyerve të mbyllura dhe perdeve të tërhequra. Lutuni për Afganistanin”

The American decision has been made. And the nightmare Afghans feared is unfolding before our eyes. We cannot abandon a people that have searched forty years for peace. Afghan women must not be made to languish again behind locked doors & pulled curtains. #PrayforAfghanistan

— Khaled Hosseini (@khaledhosseini) August 14, 2021

Talebanët marrin kontrollin e Afganistanit! Presidenti ‘arratiset’, largohen diplomatët perëndimorë, nuk ndalojnë kontrollet në çdo cep të vendit, qytetarët gjejnë ‘strehë’ në aeroportin e Kabulit, vriten 5 persona. Sot mblidhet OKB

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota khaled hosseini talebanet pushtojne afganistanin khaled hosseini talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 08:09

Talebanët proklamojnë fitoren

Dy dekada për rrëzimit të tyre, talibanët rikthehen në qendrën e pushtetit, Kabul, dhe sipas disa njoftimeve në media kanë marrë kontrollin edhe në kryeqytet. P...