Bota

Vijojnë zjarret ne Greqi/ Evakuohen banorët në Atikë, flakët ‘përpijnë’ rreth dhjetë shtëpi

16 Gusht 2021, 11:57 Nga DOSJA
Vijojnë zjarret ne Greqi/ Evakuohen banorët në Atikë,

GREQI– Zjarret vazhdojnë të jenë kritike në Greqi ku së fundmi situata është përkeqësuar në pyjet e Kereteas në Atikë.

Mediat greke raportojnë se zjarri ka shpërthyer në një zonë të paarritshme nga zjarrëfikset për shkak të infrastrukturës, por qeveria ka vënë në dispozicion 6 avionë dhe katër helikopterë për shuarjen e zjarrit ndërsa 25 zjarrëfikse janë në afërsi të zonës. Paraprakisht dyshohet se është një zjarrvënie e qëllimshme.

Banorët e zonës kanë folur për mediat dhe kanë thënë se sipas tyre rreth 10 shtëpi mund të jenë përfshirë nga flakët, ndërsa po evakuoohen disa banorë që rrezikojnë të preken.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kereteas zjarret en greqi kereteas zjarret en greqi

Sondazh

Poll