Bota

Afganistan- 83 miliardë dollarë digjen për 83 sekonda

16 Gusht 2021, 09:39 Nga DOSJA
Afganistan- 83 miliardë dollarë digjen për 83 sekonda

AFGANISTAN- Për 20 vjet SHBA-të kanë investuar 83 miliardë dollarë për trajnimin dhe armatosjen e ushtrisë afgane. Në fund rezistenca e kësaj armate nuk zgjati as 83 sekonda. Talibanet e morën Kabulin thua se po dilnin ne teferiç. Zyrtarisht ushtria afgane kishte 300 mijë pjesëtarë.

Dështimi në Afganistan po i faturohet kryesisht Joe Bidenit, por ishte Donald Trumpi që për arsye elektorale arriti një “deal” naiv me talibanet: kthimi i ushtarëve amerikane në SHBA do të prodhonte pamje “të bukura”, pa shihni, Trumpi po i kthen trupat në shtëpi, e pastaj kjo do të perkthehej në vota.

Joe Biden nuk ishte i gatshëm ta zhbëjë vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Trumpit i mjaftoi një premtim i talibaneve se nuk do të kryejnë aksione terroriste kundër SHBA-ve.

Gjithçka që u ndertua me vite, investime në ushtrinë afgane, në shoqerinë civile, në strukturat politike u dorezua nga administrata e Trumpit për arsye te përfitimit elektoral.

Marshimi i talibaneve në Kabul dhe qytete te tjera të medha mund të nxise nje vale të re refugjatësh drejt Europës.

Ndërkohë Trump mund të luajë golf në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida. Politika e tij e jashtme ishte “politikë pazaresh” elektorale. Jo vetëm në Afganistan. Kështu eshte kur sundon “gjeniu stabil” (Trumpi për vetveten).(Enver Robelli)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota enver robelli lufta ne afganistan enver robelli lufta ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 08:09

Talebanët proklamojnë fitoren

Dy dekada për rrëzimit të tyre, talibanët rikthehen në qendrën e pushtetit, Kabul, dhe sipas disa njoftimeve në media kanë marrë kontrollin edhe në kryeqytet. P...