“Kemi ardhur për të treguar kush është Presidenti serb”, protestë në Tiranë për ‘Open Balkan’, qytetarë
16 Gusht 2021, 11:01Nga DOSJA
TIRANË– Siç u paralajmërua, ditën e sotme u zhvillua protesta kundër ‘Open Balkan’. Përfaqësuesi i Lëvizjes për Demokraci, Mexhet Ramusa, ka folur ditën e sotme përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku ka deklaruar se ajo nuk është një nismë që përkrahet nga Kosova. Ramusa deklaroi se populli i Kosovës është ende i ndjeshëm kur vjen puna te të tilla nisma, duke shtuar se Aleksandër Vuçiç është pergjegjës për gjenocid në Kosovë.
“E di gjithëe Kosova dhe Shqipëria që Serbia ka bërë gjenocid. Ne kemi ardhur për të treguar kush është Vuçiç dhe çfarë ka bërë në Kosovë. Në Kosovë jemi kundër Open Balkan, një nga arsyet sepse Serbia refuzon ta njohë Kosovën“, tha ai.
“Edi Esat Pasha ne nuk kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë me në krye Millosheviçin dhe ministrin e tij Vuçiç! E ardhmja e shtetit tonë është në Bashkimin Europian dhe SHBA, jo ajo që pretendoni ju “Jugosllavia e Re”! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori juaj Vuçiç dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile ne Kosovë!” , shkruhet në baner.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat në rrugën e cila të çon drejt Kalasë.Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dy të rinj, Suela...
TIRANË– Hetimet nga SPAK dhe nga Antiterrori për riatdhesimin e grave dhe të miturve nga Siria ende vijon. ‘Faxnews’ raporton se deri më tani nuk është për...
TIRANË -Tre persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24-orëve të fundit, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur lëndë narkotike dhe mjete prerëse.Qytetari me...
SARANDË- Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë ka filluar një aksion për prishjen e fshatit turistik në zonën e Pemës së Thatë...
VLORË– Pushuesit kanë zgjedhur që plazhin ta bëjnë në mesin e ditëve të gushtit. Si pasojë e dyndjes së qytetarëve në qytetin bregdetar është krijuar...
Aktualitet16 Gusht 2021, 09:28
KURBIN– Paulin Gjergji është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit Prendi. Ngjarja ndodhi në orët e para në tregun e K...