Bregoviç në Festën e Birrës, Tifozët Kuq e Zi njollosin Bashkinë e Korçës me bojë të kuqe: Paralajmërim! Nuk do të n
16 Gusht 2021, 10:49Nga DOSJA
KORÇË– Grupimi i Tifozëve Kuq e Zi kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion simbolik kundër Bashkisë Korçë në lidhje me ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës dhe debatit që ka nisur për koncertin e tij. Ata kanë njollosur me ngjyrë të kuqe muret e zyrave të bashkisë, në shenjë proteste që organizatorët e festës të tërheqin ftesën për këngëtarin serb.
Postimi i plotë:
“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.”
Bregoviç nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Ardhja e Bregoviç-it në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve dhe personave publik e të thjeshtë pasi mendojnë që arti po ‘përzihet’ me politikë, por Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha. Goran Bregoviç do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat në rrugën e cila të çon drejt Kalasë.Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dy të rinj, Suela...
TIRANË– Hetimet nga SPAK dhe nga Antiterrori për riatdhesimin e grave dhe të miturve nga Siria ende vijon. ‘Faxnews’ raporton se deri më tani nuk është për...
TIRANË -Tre persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24-orëve të fundit, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur lëndë narkotike dhe mjete prerëse.Qytetari me...
SARANDË- Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë ka filluar një aksion për prishjen e fshatit turistik në zonën e Pemës së Thatë...
VLORË– Pushuesit kanë zgjedhur që plazhin ta bëjnë në mesin e ditëve të gushtit. Si pasojë e dyndjes së qytetarëve në qytetin bregdetar është krijuar...
Aktualitet16 Gusht 2021, 09:28
KURBIN– Paulin Gjergji është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit Prendi. Ngjarja ndodhi në orët e para në tregun e K...
LEZHË– Dy persona janë proceduar penalisht në fshatin Zejmen të Lezhës dhe në Maqellare të Dibrës pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.67-vjeç...