Aktualitet

Finalizohet operacioni ‘RAPSHI’ në Shkodër! Sekuestrohet 286 kg kanabis, ndalohet mjeti në orët e vona të mbrëmjes, ar

16 Gusht 2021, 07:00 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni ‘RAPSHI’ në Shkodër! Sekuestrohet

SHKODËR– Kastriot Guraj, është 44-vjeçari i cili u kap nga policia në Shkodër, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike. Policia kishte marrë disa informacione se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik. Policia bllokoi mjetin që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë. Guraj i cili u ndalua nga efektivët do të akuzohet për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Guraj ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “RAPSHI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe. Gjatë operacionit arrestohet personi që transportonte lëndën narkoitke.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 286 kilogramë kanabis i njomë .Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krimimale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve , bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative , nga Seksioni Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe u finalizua operacioni policor i koduar “RAPSHI”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:Kastriot Guraj, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policiisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder kastriot guraj arrestim ne shkoder kastriot guraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2021, 21:49

Gjiri i Lalëzit pushtohet nga mbeturinat

DURRËS– Plehrat kanë pushtuar Gjirin e Lalëzit, një nga vendet bregdetare më të frekuentuara në Shqipëri.Fotot e publikuara nga Dosja.al tregojnë ven...

Aktualitet 15 Gusht 2021, 15:24

KRUJË– 25-vjeçari me inicialet K.Ç. , i cili ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe vdiq rrugës për në spital, kishte prerë ditën e dasmës. ...