Bota

Talibanët pushtojnë Afganistanin, 7 viktima në Kabul, afganët vrapojnë të kapin avionët. Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas

16 Gusht 2021, 05:51 Nga DOSJA
Talibanët pushtojnë Afganistanin, 7 viktima në Kabul,

AFGANISTAN– Talibanët kanë marrë në pushtet të plotë Afganistanin pas plot 2 dekadash luftime. Pamjet e sotme nga Kabuli, qendra kryesore e vendit janë të trishta. Qindra mijëra afganë vrapojnë drejt aeroporteve të vendit për të kërkuar lirinë përballë regjimit të ri që sapo është vendosur. Situata sot ka qenë kritike në aeroportin e Kabulit, i cili kontrollohet nga amerikanët. Ushtria amerikane ka qëlluar në ajër për të neutralizuar turmën, por ka qenë e pamundur. 7 persona kanë humbur jetën, 2 prej tyre ranë nga avioni i cili ishte i tejmbushur dhe ishin kapur tek këmbët ndërsa 3 të tjerët kanë vdekur për shkak të të shtënave. 

Talibanët kanë marrë tashmë në zotërim edhe aeroportin e Kandaharit, qyteti i dytë më i madh i vendit, që tashmë duket si një shkretëtirë. Rrugët janë të shkreta, dyqanet dhe kafenet janë bosh, ndërsa zyrtarët janë larguar. Gjendja është e rëndë edhe për gratë afgane të cilat janë të rrezikuara më shumë nga talibanët. Në qytetin Balkh, një grua u vra për shkak se nuk kishte veshje të hijshme, ndërsa nga ana tjetër regjimi i ri deklaroi se burka nuk do të jetë me detyrim. 

Paralelisht me luftën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar situatën në Afganistan ditën e sotme dhe ka sugjeruar krijimin e një qeverie gjithpërfshirëse.

Shpejtësia e rënies së qeverisë afgane tronditi aleatët e NATO -s dhe ngriti pyetje se si qeveria e Presidentit Joe Biden po verbohej përballë përparimit të lehtë të talebanëve. Më shumë se 60 vende bëjnë thirrje për largim të sigurt të afganëve dhe të huajve ndërsa talebanët marrin kontrollin e pallatit presidencial të Kabulit. Ambasadorët janë larguar një e nga një nga ndërtesat diplomatike, duke rrëzuar edhe flamujt e vendeve të tyre. Ndërsa anëtarët e stafit të BE-së janë zhvendosur në një vend më të sigurt dhe pritet të evakuohen gjithashtu. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutierres bëri thirrje të premten për ndalimin e luftimeve, duke shtuar se situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit.

Macron është shprehur se do të strehojë afganët dhe se nuk do të lejojë që Afganistani të përdoret si territory për sulme terroriste. Angela Merkel thumboi SHBA-të kur tha se misioni i tyre në Afganistan nuk  ka qenë edhe aq i sukseshëm siç pretendojnë, duke parë rezultatet e stome. Vetë Biden tha prerë se misioni i SHBA-ve në Afganistan është mbyllur. Nga Shtëpia e Bardhe, Biden tha se amerikanët nuk mund të zhvillojnë një luftë për afganët, kur ata vetë nuk janë të gatshëm ta bëjnë për veten e tyre. Ai nuk harroi të paralajmëronte talebanët kur tha se nëse qytetarët amerikanë cënohen, Amerika do të përgjigjet me forcë shkatërruese.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 05:46

AFGANISTAN– Gazetarja e Al Jazeera-s në Kabul, Charlotte Bellis tha se talebanët tashmë kanë nën kontroll rrugët e kryeqytetit. Ajo ka raportuar nga kryeqyteti ...

Bota 15 Gusht 2021, 06:31

AFGANISTAN– Talebanët kanë arritur të marrin pa luftë dhe me mjaft qetësi edhe kontrollin e qytetit të fundit të Afganistanit, Kabul. Ata janë vendosur në Palla...