Bota

Presidenti i tyre u arratis! Dëgjuan të shtëna, qytetarët gjejnë ‘strehim’ në aeroportin e Kabulit, tentojnë të larg

16 Gusht 2021, 05:34 Nga DOSJA
Presidenti i tyre u arratis! Dëgjuan të shtëna, qytetarët

AFGANISTAN– Pasagjerët me shpresë për të ikur nga Afganistani u mblodhën në pistën e Aeroportit të Kabulit mbrëmjen e djeshme, ndërsa talebanët hynë në pallatin presidencial.

Perëndimorët e shqetësuar u panë brenda Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai ndërsa morën lajmin se presidenti i vendit ishte larguar. Banorët dëgjuan të shtëna në zonën e aeroportit, pika kryesore e evakuimeve nga Afganistani, ku trupat amerikane ndihmuan largimin e personelit amerikan pasi talebanët hynë në kryeqytetin afgan.

‘Ka raporte që po qëllohet drejt aeroportit; prandaj ne po udhëzojmë shtetasit amerikanë që të strehohen në vend”, tha ambasada amerikane.

Në fillim u raportua për një zjarr në aeroport, por më pas ishin trupat amerikane që qëllonin në ajër për të zmbrapsur apo larguar turmat e njerëzve.

This is, perhaps, one of the saddest images I’ve seen from #Afghanistan. A people who are desperate and abandoned. No aid agencies, no UN, no government. Nothing. pic.twitter.com/LCeDEOR3lR

— Nicola Careem (@NicolaCareem) August 16, 2021

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 15 Gusht 2021, 06:31

AFGANISTAN– Talebanët kanë arritur të marrin pa luftë dhe me mjaft qetësi edhe kontrollin e qytetit të fundit të Afganistanit, Kabul. Ata janë vendosur në Palla...