Bota

VAZHDIMI/ Për herë të parë në dy dekada, çfarë do të ndodhë nëse talebanët deklarojnë zotërimin e Kabulit, planet p

15 Gusht 2021, 20:30 Nga DOSJA
VAZHDIMI/ Për herë të parë në dy dekada,

AFGANISTAN– Talebanët janë në prag të marrjes së kontrollit mbi Kabulin për herë të parë në dy dekada. BBC shkruan se militantët kanë përjashtuar idenë se do të jenë vetë, një qeveri kalimtare, por kanë plane më të thella. Vetë talebanët deklaruan se planifikojnë të shpallin një shtet me emrin Emirat Islamik të Afganistanit.

Një zëdhënës i talebanëve tha për BBC se ata nuk do të hakmerren ndaj afganëve dhe se vendi do të jetë i sigurtë në duart e tyre. Talebanët kanë thënë gjithashtu se gratë do të lejohen të kenë arsim, por duhet të veshin burka (një veshje që mbulon trupin dhe fytyrën, vishet nga gratë sipas disa traditave islame).

Është e paqartë se çfarë mund të ndodhë në aeroport, ku qeveritë e huaja po evakuojnë shtetasit e tyre. NATO tashmë ka premtuar se do të mbajë një prani diplomatike në Kabul dhe po ndihmon me situatën kaotike në aeroport.

Në rrugët e Kabulit, ka shumë raporte për qytetarë të hutuar dhe të frikësuar. Disa që përpiqen të ikin nga qyteti e ndërsa të tjerë ende nuk kanë vendosur. Talebanët tashmë janë vendosur në Pallatin Presidencial duke zënë dhe vendin e Kreut të Shtetit që u arratis.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll